Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, Fakulteti i Filologjisë, hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin dimëror 2023/2024 në Universitetin e Humboldt-it, Berlin, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master për semestrin dimëror të vitit akademik 2023/2024:
- 1 bursë - Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane, niveli i studimeve BA ose MA
- 1 bursë - Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Angleze, niveli i studimeve BA ose MA
Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të regjistruar të paktën në vitin e dytë të studimeve BA.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze/ në gjuhën gjermane)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze/ në gjuhën gjermane)
- Vërtetimi i studentit (i lëshuar nga fakulteti që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze (B2) / Certifikata e gjuhës gjermane (B2) për studentët e Departamentit të Gjuhës dhe të Letërsisë Gjermane
Studentët që do të përzgjedhen për këtë mobilitet me Universitetin e Humboldit do të duhet vetë të kërkojnë mundësi banimi gjatë kohës së qëndrimit për studime në Berlin, pasi që Universiteti i Humboldit nuk mund t’ju gjejë vende të lira në konviktet e studentëve.
Afati i fundit për aplikim për semestrin dimëror është: 27 qershor 2023!
Dokumentet me titullin "University of Humboldt Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] dhe [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëngjitura në një e-mail.