Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në VIVES University of Applied Sciences
Universiteti i Prishtinës, hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror, të vitit akademik 2023/2024, në Universitetin e " VIVES University of Applied Sciences", Blegjikë në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e studentëve të nivelit Bachelor (një semester) nga Departamenti: Punë Sociale, Fakulteti Filozofik.
Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor të Fakultetit Filozofik Departamentit të Punës Sociale në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe notë mesatare mbi 8.00.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze)
• CV (në gjuhën angleze)
• Kopja e pasaportës (faqja ku është edhe fotografia)
• Një letër motivuese (në gjuhën angleze)
• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën), që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
• Certifikata e gjuhës angleze (minimumi B2)
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për më shumë informata luteni ta vizitoni ueb faqen: F.L.O.W.S. - Focus on Healthy Life, Organisations and Well-being in Society | Hogeschool VIVES
Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare, letrën motivuese dhe njohuritë e gjuhës angleze.
Dokumentet me titull "" mund të i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] , të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur deri me datën 30 maj 2023.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu