Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus +, në Universitetin e Dortmundit
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Dortmundit të Gjermanisë, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin dimëror 2023/2024.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve nga Fakulteti i Arkitekturës.
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- BSc.- (studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin e Arkitekturës). Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare jo më pak se 8.00.
- MSc.- (studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin e Arkitekturës) Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare jo më pak se 8.00.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B1 e preferueshme B2).
Për programet e studimit në Universitetin e Dortmundit, ju lutem, vizitoni uebfaqen zyrtare si dhe vegzat më poshtë:
International Office (fh-dortmund.de)
Exchange Students (fh-dortmund.de)
Thirrja është e hapur deri me datë 27 prill 2023 . Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara në një dokument të vetëm PDF me titull “University of Dortmund”tek Znj. Afërdita Rexhepi, në emaili adresën: [email protected]
• Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.