Prof. Dr. Arta Basha Jakupi

Prof. Dr. Arta Basha Jakupi

Vice-Rector for Internationalization and Academic Exchange

Nr.kontaktues:

+383 38 244 183

Prof. dr. Arta Basha - Jakupi është profesoreshë e rregullt në fushën e arkitekturës në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, ku dhe ka marrë titullin inxhiniere e diplomuar e Arkitekturës. Studimet pasuniversitare i përfundoi në Bauhaus-Dessau në Gjermani, ndërsa doktoratën e përfundoi në Universitetin Bauhaus-Weimar. Ajo ka fituar grante dhe bursa të shumta, në kuadër të projekteve dhe institucioneve të ndryshme si: ERASMUS (2022 dhe 2019), Fulbright Specialist (2022 dhe 2019), CEEPUS (2018), Fullbright Visiting Scholar (2017-2018), HigherKOS-OEAD (2015), Erasmus Mundus-JoinEU-SEE PENTA (2014), Japan Foundation (2012), Open Society Institute Soros (2010) Hungary, Madeline Albright Scholarship (2008), Universiteti i Prishtinës (2007 dhe 2009), Friedrich Ebert Stiftung (2006), American University of Bulgaria (2000), të cilat kanë mundësuar qëndrimet si hulumtuese dhe si ligjëruese e ftuar: në SHBA, Japoni, Hungari, Austri, Itali, Letoni, Portugali, Gjermani, Holandë, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë. Ajo ka përfunduar studimet e post-doktoratës në Universitetin Teknik të Vjenës dhe ka qëndruar si hulumtuese në MIT (Massachusetts Institute of Technology) në SHBA si Fulbright Scholar. Në fakultetin e saj, ajo ka ushtruar disa funksione menaxhuese, si: prodekane, shefe e katedrës, koordinatore për zhvillim akademik dhe koordinatore për projekte të ndryshme urb-arkitektonike. 

Basha - Jakupi ka fituar përvojë në menaxhimin dhe vlerësimin e cilësisë dhe proceseve në institucionet e arsimit të lartë edhe si anëtare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Akreditimit në Kosovë. Po ashtu, ka qenë e angazhuar si eksperte e jashtme ndërkombëtare për vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë të agjencive të ndryshme të akreditimit të BE-së. Prof. Basha - Jakupi rezultatet e hulumtimeve të saj i publikon në botime prestigjioze shkencore dhe profesionale, merr pjesë rregullisht në konferenca shkencore ndërkombëtare, vepron si recensuese për revista dhe libra të ndryshëm dhe është anëtare e shoqatave profesionale dhe bordeve editoriale ndërkombëtare. 

Në fushën profesionale ka të realizuar një numër të projekteve urb-arkitekturore në kuadër të angazhimit të saj në studio arkitektonike, organizata ndërkombëtare dhe institucione lokale. Ajo u zgjodh prorektore për ndërkombëtarizim dhe mobilitet në Universitetin e Prishtinës në dhjetor të vitit 2022.