Prof. ass. dr. Elton  Bahtiri

Prof. ass. dr. Elton Bahtiri

Prorektor për zhvillim dhe cilësi

Nr.kontaktues:

+383 38 244 183

Prorektor për zhvillim dhe cilësi nga 24 Dhjetori 2020. Është profesor asistent, në degën e Mjekësisë së Përgjithshme dhe të Infermierisë, në Fakultetin e Mjekësisë (FM), Universiteti i Prishtinës (UP). Studimet themelore i ka përfunduar në vitin 2005, në degën e Mjekësisë së Përgjithshme, FM – UP. Studimet e doktoratës i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 2016. Është specialist në lëmin e Farmakologjisë klinike (2013) dhe në lëmin e Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë (2019).

Ka përvojë 14 vjeçare në procesin mësimor në Arsimin e Lartë dhe përvojë 15 vjeçare profesionale në shëndetësi. Ka ushtruar funksione të ndryshme në Komisione profesionale të Ministrisë së Shëndetësisë, të Odës së Mjekëve të Kosovës, dhe të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Ka të përkthyer një tekst universitar të lëmit të Farmakologjisë dhe dhjetëra publikime origjinale shkencore, në revista shkencore ndërkombëtare, ku në shumicën prej tyre është autor kryesor. Poashtu, ka prezantuar në shumë simpoziume, seminare, konferenca dhe kongrese profesionale në vend dhe jashtë vendit. Ka qenë pjesë e disa projekteve hulumtuese të fushës së mjekësisë, të mbështetura me grante nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Kosovës.

 

 

PËRVOJA AKADEMIKE

  • 2018 – Aktualisht Prof. Asistent në FM-UP
  • 2006 - 2018 Asistent në FM-UP

 

PËRVOJA MENAXHERIALE

  • Dhjetor 2020 – Aktualisht Prorektor për zhvillim dhe cilësi, UP
  • Dhjetor 2019 – Dhjetor 2020 Shef i Degës së Infermierisë dhe Mamive, FM – UP
  • Tetor 2007 – Shtator 2016 Sekretar i Departamentit të Farmakologjisë, FM – UP

 

EDUKIMI

 

  • 2009-2016 Studimet e doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë, UP, Prishtinë (Dr.Sc.) 
  • 1999-2005 Studimet themelore në Fakultetin e Mjekësisë, UP, Prishtinë (Dr. Med.)
  • 1995-1999 Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, Prishtinë
  • 1987-1995 Shkolla Fillore “Kongresi i Manastirit”, Gllamnik, Podujevë

 

SPECIALIZIMI NË SHËNDETËSI

  • 2014-2019 Specialist i Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë, QKUK, Prishtinë
  • 2008-2013 Specialist i Farmakologjisë klinike, QKUK, Prishtinë