Prof. dr. Sefer Avdiaj

Prof. dr. Sefer Avdiaj

Prorektor për kërkime, projekte, inovacion dhe informacion 

Nr.kontaktues:

+383 38 244 183

Studimet themelore i ka përfunduar në korrik të vitit 2001 në Departamentin e Fizikës në FSHMN, në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Fizikë Inxhinierike. Në vitin 2008 ka përfunduar studimet e nivelit master shkencor në Universitetin e Tiranës, përkatësisht në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Departamentin e Fizikës.  Në janar të vitit 2009 i  ka filluar studimet e doktoratës në International Postgraduate School Jozef Stefan në Lubjanë të Sllovenisë dhe këto studime i ka përfunduar në mars të vitit 2012, duke mbojtur tezën e doktoratës me titull: Extension of the range of primary vacuum calibration methods with the use of non-evaporable getters. Gjatë studimeve të doktoratës për tri vjet  kishte thirrjen Young Researcher në Institutin e Metaleve dhe Teknologjise në Slloveni.

Studimet postdoktorale– qëndrime për kërkime shkencore jashtë vendit:

Pas përfundimit të studimeve të doktoratës, në vitin 2014 ka fituar bursën për kërkime shkencore nga Shkëmbimi Akademik Gjerman- DAAD. Hulumtimet i ka kryer në Institutin Federal të Matjeve (Physikalische Technische Bundesanstalt- PTB) në Berlin- Gjermani. Në vitet 2016, 2017 dhe 2019 ka qëndruar për qëllime hulumtimi, për çdo vit nga dy muaj, në Institutin Federal të Matjeve– PTB, me financim të PTB-së. Në vitin 2018 ka qëndruar për kërkime shkencore në National Institute of Standards and Technology– NIST- SHBA. Ky qëndrim 6 mujor, për kërkime shkencore në NIST, është mbështetur nga Fulbright Scholar program. Po ashtu në vitin 2013 ka qëndruar për tri javë, për hulumtime, në Universitetin e Marsejës (Université d'Aix-Marseille) nën mbikëqyrjen e Prof. Irina Graur.

Përvoja e punës në arsimin universitar:
Prof. dr. Sefer Avdiaj ka filluar punën ne UP si asistent, konktretisht në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në vitin 2003 dhe ka vazhduar deri në vitin 2009. Në vitin 2009 deri në vitin 2012 ka qenë në studimet e doktoratës në Slloveni. Pas përfundimit të doktoratës ka filluar punën si asistent në Departamentin e  Fizikës në FSHMN. Në vitin 2013 është zgjedhur profesor asistent, në vitin 2018 është zgjedhur profesor i asocuar dhe në shtator të vitit 2022 ka marrë thirrjen profesor i rregullt në UP.

Përvoja menaxhuese në universitet:
Nga muaji nëntor i vitit 2020 deri dhjetor të vitit 2022 ka qenë në pozitën e prodekanit për Cilësi dhe Shkencë në FSHMN. Gjatë periudhës së viteve 2012-2014 ka qenë sekretar departamenti në Departamentin e Fizikës në FSHMN.

Puna shkencore:
Puna e tij hulumtuese është e fokusuar kyesisht në fushën e fizikë së vakumit. Ka të publikuara gjithsej 16 punime shkencore. Në 11 punime është autor i parë ose korrespondent. Të gjitha këto punime janë të publikuara në platformat Web of science ose Scopus. Duhet theksuar se dy nga punimet janë të publikuara falë bashkëpunimit me ekipin e shkencëtarëve të NIST dhe një punim tjetër është i publikuar me bashkëpunimin me shkencëtarët nga Physikalische Technische Bundesanstalt- PTB.

Nga viti 2021, është anëtar në Institutin e Fizikës– Akademia e Shkencave- Tiranë;

Nga viti 2020, është udhëheqës i grupit hulumtues të seksionin Nano- ALB në kuadër të Akademisë se Shkencave, Tiranë;

Nga viti 2022 është anëtar në International Mesurement Confederation– IMEKO;

Nga viti 2017, është Sekretar i Shoqatës Kosovare të Fizikës.