Prof. Asoc. Naim Jerliu

Prof. Asoc. Naim Jerliu

Prorektor për mësimdhënie, çështje të personelit akademik dhe botime

Naim Jerliu ka mbaruar studimet diplomike dhe pasdiplomike të mjekësisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka doktoruar në fushën e shëndetit publik në Fakultetin e Shëndetit, Mjekësisë dhe Shkencave të Jetës në Universitetin e Maastricht-it në Holandë. 

Është specialist i shëndetit publik në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ku ka themeluar  dhe drejtuar Qendrën mbi Moshimin që nga viti 2012, ndërsa nga viti 2018 ka shërbyer si drejtor mjekësor i IKSHPK-së. Ka realizuar hulumtime dhe publikime shkencore nga fusha e shëndetit publik, me fokus kryesor në çështjet e moshimit, literacinë shëndetësore dhe sëmundjet jo të transmetueshme. 

Po ashtu, është angazhuar aktivisht në hartimin e politikave dhe të legjislacionit, si dhe në konsulencë profesionale mbi çështjet e kujdesit shëndetësor në Kosovë. Nga viti 2019 është bashkudhëheqës shkencor i projektit të përbashkët të Swiss TPH-së, IKSHPK-së dhe Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës (UP): „Kohorta e sëmundjeve jo të transmetueshme në Kosovë (Studimi kohort KOSCO)”. 

Është profesor i asocuar i lëndëve të shëndetit publik në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa nga 1 tetori i vitit 2024 është prorektor për mësimdhënie, çështje të personelit akademik dhe botime në Universitetin e Prishtinës.