Parandalimi dhe mbrojtja nga ngacmimet seksuale dhe ngacmimi
Qëllimi:
Në kuadër të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" ekziston Rregullorja për parandalimin dhe mbrojtjen nga ngacmimet seksuale dhe ngacmimi në UP. Kjo rregullore përcakton rregullat materiale, procedurat disiplinore dhe masat e zbatueshme në rastet e ngacmimit dhe ngacmimit seksual në Universitetin e Prishtinës dhe ka për qëllim që:
a) të ofrojë ambient të sigurt, të lirë, ku të gjithë të ndihentë barabartë në vendin e punës dhe në ambientet arsimore, pavarësisht dallimeve gjinore dhe/ose seksuale;
b) të sigurojë mbrojtje ekase nga diskriminimi në baza gjinore dhe/ose seksuale;
c) të përcaktojë masa të sakta lidhur me përgjigjen efektive dhe të menjëhershme në trajtimin e rasteve të ngacmimit seksual në Universitetin e Prishtinës;
d) të parandalojë që personi i prekur nga ngacmimi seksual të pengohet në punë, në zhvillimin e studimeve, në ndjekjen e avancimit profesional, diplomimit ose karrierës akademike e profesionale;
e) të përcaktojë masa armative për individët dhe grupet që janë apo mund jenë të prekur nga kjo dukuri.
Ngacmimi dhe ngacmimi seksual janë të ndaluar dhe paraqesin shkelje të rënda disiplinore që ndëshkohen sipas masave disiplinore të parapara në këtë rregullore.
Në marrjen e vendimeve dhe masave disiplinore në procedurën për shqyrtimin e denoncimeve për ngacmim apo ngacmim seksual, Këshilli i Etikës zbaton këtë rregullore, Statutin e Universitetit të Prishtinës, Ligjin për Arsim të Lartë, Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi, Ligjin për Barazi Gjinore, Ligjin e Punës dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore të zbatueshme.
RREGULLORE PËR PARANDALIMIN DHE MBROJTJEN NGA NGACMIMI SEKSUAL DHE NGA NGACMIMI NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS