Universiteti i Prishtinës po kërkon me konkurs emërimin e një mësimdhënësi në Fakultetin e Mjekësisë për disa lëndë që lidhen me fizioterapinë.
Konkursi për këtë pozitë të mësimdhënies është i hapur nga 16 korriku 2026 deri më 30 korrik 2026, në orën 16:00.
Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike nëpërmjet vegëzës zyrtare të UP-së https://stafiakademik.uni–pr.edu, ku duhet të ngarkohen dokumentet e nevojshme. Këto dokumente gjithashtu duhet të dorëzohen fizikisht edhe në njësinë akademike.
Kandidatët që konkurrojnë në këtë konkurs duhet të plotësojnë kërkesën për aplikim, të kenë të përgatitur CV-në e plotë me të gjitha arritjet akademike, diplomat e të gjitha niveleve të studimit, dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale dhe dëshmitë për përvojën dhe aftësinë në mësimdhënie, duke paraqitur një portfolio të punës profesionale dhe një deklaratë të filozofisë së mësimdhënies. Ata gjithashtu këtyre dokumenteve duhet t'ua bashkojnë edhe dëshminë nga gjykata themelore që nuk janë të dënuar dhe certifikatën e lindjes.
Konkursin e plotë për kushtet, dokumentet dhe afatet e aplikimit mund ta shkarkoni në këtë vegëz.
Universiteti i Prishtinës është punëdhënës i drejtë, i përgjegjshëm dhe gjithnjë mëton të veprojë me transparencë e meritokraci duke përzgjedhur aplikantët më meritorë.