Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për studentë, për semestrin dimëror 2025/2026, në Middle East Technical University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbimin e studentëve nga të gjitha fushat.
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve BA.
- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të një semestër të studimeve MA.
Dokumentet e kërkuara për aplikim janë:
- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për më shumë informata për programet që ofrohen në Universitetin në fjalë, vizitoni ueb faqen: Academic Catalog
https://oibs2.metu.edu.tr/View_Program_Course_Details_64/
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu
dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 22 qershor 2025.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).