Përfitime falas për të rinjtë – Aplikoni për Kartën Rinore Evropiane!

11 Qershor 2025
SHARE

Të nderuar studentë,

Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me organizatën BONEVET Prishtina dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ju fton të përfitoni nga Karta Rinore Evropiane (EYCA) – një mundësi e re dhe pa pagesë për të gjithë të rinjtë e moshës 16–29 vjeç në Kosovë.

Kjo kartë digjitale ju mundëson qasje në mbi 30,000 biznese që ofrojnë zbritje dhe përfitime në 38 vende të Evropës, si dhe në dhjetëra biznese dhe institucione kulturore në Kosovë që tashmë janë partnere të Kartës Rinore Evropiane.

Çfarë përfitoni?
 – Zbritje në ushqim (Burger King)
 – Kinema (Cineplexx, CineStar)
 – Libra (Libraria Dukagjini)
 – Aventura dhe aktivitete kreative (Hyperactive)
 – Festivale (RaveTravel)
 – Zbritje ndërkombëtare në FlixBus, Disneyland Paris, MAD MAD Festival dhe shumë të tjera

Si të aplikoni?

Vizitoni platformën: ekosova.rks-gov.net/Service/44

Plotësoni të dhënat dhe verifikoni informacionin tuaj

Shkarkoni aplikacionin myEYC dhe merrni kartën tuaj digjitale

📲 Për më shumë informacione:
 Instagram: @eycakosova
 Web: www.kartarinore.com

🎥 Shikoni videon informuese për të kuptuar më shumë rreth mënyrës së funksionimit të kartës.

Pajisuni me kartën tuaj dhe bëhuni pjesë e një rrjeti me mbi 9 milionë të rinj evropianë. Përfitimet ju presin!