Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin Chieeti-Pescara, Itali

04 Qershor 2025
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për semestrin dimëror të vitit akademik 2025/2026 për mobilitete në Universitetin Chieti-Pescara, Itali, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-       Shkëmbimin e studentëve për një semestër Bachelor dhe Master  

Fushat e mobilitetit si më poshtë:

-       Mjekësi e përgjithshme, Infermieri, Stomatologji, Shkenca Sociale, Drejtësi dhe Ekonomi.


Bachelor - (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë në Universitetin e Chietit. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve).

Master - (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë në Universitetin e Chietit, Itali.

Kohëzgjatja e bursave:
-Bachelor dhe Master (1 semestër, 5 muaj)

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

·      Certifikata e notave/transkripta;

·      Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);

·      Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

·      CV (në gjuhën angleze);

·      Certifikata e gjuhës angleze (niveli B2);

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informata vizitoni ueb faqen: https://www.unich.it/international/erasmus-incoming-students , https://www.unich.it/sites/default/files/2025-04/infosheet%202025-2026.pdf  ndërsa për kurset e ofruara vizitoni linkun: https://en.unich.it/teaching 

 Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 8 qershor  2025.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).