Zhvillohen me sukses dhe përfundojnë pa probleme zgjedhjet studentore në UP

29 Prill 2026
SHARE

Zgjedhjet për Parlamentin dhe këshillat studentorë të organizuara online nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të UP-së nëpërmjet platformës E-Votimi, u zhvilluan dhe përfunduan me shumë suskes dhe pa ndonjë ankesë ose problem. 

Në zgjedhje morën pjesë katër organizata studentore me 52 kandidatë për Parlamentin Studentor, ndërsa 556 studentë ishin pjesë e listave për këshillat studentorë të 14 njësive akademike. 

Sipas KQZ-së së Universitetit të Prishtinës, deri në orën 18:00 kur përfunduan zgjedhjet, votuan 11 mijë e 268 studentë ose 49,65 për qind e studentëve me të drejtë vote. 

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve studentore mund t’i shikoni në vegëzën në vijim: 

Rezultatet për Parlamentin Studentor dhe këshillat studentorë tëfakulteteve

Këto janë zgjedhjet e katërta studentore të zhvilluara në vitet 2020-2026.