Të pranishëm në takim ishin profesorët Arsim Canolli, Tahir Latifi dhe Arben Hajdari.
Rektori e përgëzoi redaksinë në përgjithësi dhe Departamentin e Antropologjisë për botimin e revistës, në shtyp dhe online, duke premtuar përkrahje për numrin e ardhshëm të revistës.
"Kosova Anthropologica" është revistë shkencore e themeluar në vitin 2023. Revista u nënshtrohet të gjitha proceseve redaktuese e shqyrtuese, sikurse të gjitha revistat shkencore kredibile dhe ka anëtarë të redaksisë nga universitetet prestigjioze ndërkombëtare.
Revista boton shkrime nga fusha e antropologjisë kulturore dhe arkeologjisë, në gjuhën shqipe dhe angleze. Revista ka numrin ISSN dhe DOI dhe uebfaqen e vet specifike.