Drejtori i Bibliotekës Qendrore Universitare ka këto detyra dhe përgjegjësi: 1. udhëheq, organizon dhe mbikëqyrë veprimtarinë dhe funksionimin e bibliotekës; 2. I propozon Këshillit Drejtues planin vjetor dhe planin financiar; 3. I raporton dhe i përgjigjet Këshillit Drejtues; 4. Merr pjesë në mbledhjet e Këshillit Drejtues pa të drejtë vote; 5. Përfaqëson bibliotekën brenda dhe jashtë vendit; 6. Ushtron detyra dhe autorizime tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi. 7. Ushtron detyra dhe autorizime tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi. Mandati i drejtorit është 4 vjeçar me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat.