Center for Excellence in Teaching
Detyrat dhe përgjegjësitë e Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie janë:
- Organizon dhe realizon aktivitete që sigurojnë avancimin e aftësive dhe kompetencave të stafit akademik të UP-së dhe të institucioneve të tjera të arsimit të lartë;
- Promovon krijimin e kulturës së përsosmërisë akademike nëpërmjet zbatimit të standardeve dhe praktikave më të mira në mësimdhënie;
- Ofron shërbime për UP-në dhe institucionet tjera të arsimit të lartë në fushën e përsosmërisë në mësimdhënie (zhvillimin e kurrikulave, përgatitjen e materialeve mësimore, angazhimin dhe vlerësimin permanent të studentëve, aplikimin e klasave hibride në mësimdhënie, mësimin e bazuar në platformat elektronike etj.);
- Mbështet fakultetet dhe stafin akademik në lidhje me zbatimin e praktikave inovative dhe të dëshmuara në mësimdhënie, mentorim dhe vlerësim të studentëve;
- Promovon dhe ofron shërbime për zbatimin e standardeve të etikës në mësimdhënie.