Center for Lifelong Learning
Detyrat dhe përgjegjësitë e Qendrës për Mësim Tërëjetësor janë:
- Koordinon dhe i promovon të gjitha veprimtaritë që e zhvillojnë trajnimin e vazhduar për studentët që diplomojnë në UP, por edhe për një publik më të gjerë të angazhuar profesionalisht në ato fusha që lidhen me trajnimet e qendrës;
- Menaxhon veprimtari trajnimi të vazhduar, të cilat propozohen nga pedagogët e UP-së që synojnë një diplomë;
- Siguron lidhje të nevojshme midis UP-së dhe partnerëve në trajnimet e vazhduara (pushteti lokal, institucionet shtetërore, organizatat profesionale, ndërmarrjet, organizatat ndërkombëtare etj.);
- Merr pjesë në punimet e ekspertizës ose në punimet kërkimore lidhur me trajnimet e vazhdueshme;
- Siguron për pedagogët dhe për bashkëpunëtorët shkencorë të UP-së organizim të aktiviteteve shkencore ose të konferencave të ndryshme;
- Ofron shërbime për udhëzime dhe orientim të të diplomuarve përmes informimit;
- Trajnon studentët dhe të diplomuarit për zhvillimin e shkathtësive të nevojshme për punësim dhe për përgatitjen e dokumenteve për aplikim në punë.