Office for Academic Affairs
Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Çështje Akademike janë:
- Organizon dhe koordinon punën për çështje akademike;
- Përgatit kontrata pune për stafin akademik të rregullt dhe të angazhuar;
- Përpilon informata, analiza dhe raporte të ndryshme statistikore për personelin akademik të universitetit dhe për nevoja të universitetit, si dhe i azhurnon të dhënat për personelin akademik;
- Përpilon informata dhe bashkëpunon me fakultetet lidhur me publikimin dhe realizimin e konkursit për personelin akademik të universitetit;
- Përpilon pasqyrat e llogaritjes së orëve mbi normë dhe honorar, në bazë të propozimeve të fakulteteve për angazhimin e personelit akademik;
- Përpilon procesverbalet, vendimet dhe propozimet e Komisionit të Studimeve, Këshillit Qendror të Studimeve të Doktoratës, Këshillit Botues, Këshillit Etik, Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa të Senatit;
- Në bashkëpunim me zyrtarin ligjor për çështje të senatit, përgatit materialin për mbledhje të senatit të universitetit, në të cilat trajtohen çështje mësimore dhe shkencore si dhe raportet/propozimet e komisioneve përkatëse të senatit;
- Përgatit materialin për botimin e pasqyrës së planeve dhe personelit mësimor;
- Asiston Zyrën Ligjore me material dhe dosje përkatëse për përgatitjen e lëndëve për gjykatat e Kosovës, inspektorate dhe në organet e administratës.