Procurement Office
Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës së Prokurimit janë:
- Është përgjegjëse kryesore për organizimin dhe funksionimin e mirëfilltë të procesit të prokurimit;
- Jep këshilla, sugjerime profesionale në lidhje me zbatimin e procedurave të prokurimit për zyrtarët e prokurimit brenda zyrës dhe sipas nevojës edhe për zyrtarët e tjerë kur kërkohet;
- Bashkëpunon me udhëheqësit e të gjitha zyrave brenda UP-së, me qëllim të hartimit të planit strategjik të prokurimit për UP-në;
- Koordinon dhe i menaxhon projektet e prokurimit dhe siguron që të gjitha procedurat dhe aktivitetet e prokurimit të zhvillohen në pajtim me ligjin që i rregullon procedurat e prokurimit në Kosovë;
- Koordinon punën mes njësive dhe siguron se të gjitha kërkesat për prokurim për mallra, shërbime, punë apo shërbime konsulente janë në rregull dhe të nënshkruara nga personat përgjegjës dhe se janë në harmoni me procedurat e prokurimit;
- Është përgjegjëse për caktimin e metodave të prokurimit, për procedurat e tenderit dhe për kuotimin e çmimeve;
- Koordinohet me zyrtarin kryesor administrativ në lëmin e prokurimit dhe është pikë kontaktuese mes UP-së dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit lidhur me realizimin e kontratave nga kontraktuesit e ndryshëm.