Studentët e UP-së fitojnë medalje të bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës për Studentë Universitarë - IMC 2023

07 Gusht 2023
SHARE

Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës për Studentë Universitarë - IMC 2023, vendi ynë u përfaqësua nga dy studentë tanë të dalluar, Andi Sejdiu dhe Oki Caka. Ata janë renditur në vendin e tretë në botë, duke u shpallur kështu fitues të medaljes së bronztë në këtë kompeticion.

IMC është ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës për studentë universitarë, në të cilën marrin pjesë studentë nga universitete prestigjioze nga të gjitha anët e botës. Pjesëmarrja e studentëve tanë është mundësuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.

Andi dhe Oki janë studentë të dalluar në Departamentin e Matematikës të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore.