Universiteti i Prishtinës shpall konkurs plotësues për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime

02 Gusht 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shpall të hapur konkursin për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime në bazë te nevojave të njësive akademike të Universitetit të Prishtinës, për vitin akademik 2023/24.

Angazhimi me honorar i bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjerata dhe ushtrime do të bëhet sipas propozimit të njësive akademike, në pajtim me Ligjin  Nr. 04/ L- 037, dispozitat e Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Rregulloren me nr. 1/95, për procedurat vlerësuese për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjerata dhe ushtrime në UP dhe rregullativën për të ardhurat personale të personelit akademik të UP-së.  

Aplikuesit duhet t’i dorëzojnë dokumentet në versionin elektronik, gjatë ditëve të konkursit, respektivisht në periudhën 2 – 31 gusht 2023.

Klikoni KËTU për konkursin e plotë.