Hapet thirrje për botim të librave universitarë

12 Qershor 2023
SHARE

Me qëllim të stimulimit dhe avancimit të botimeve për librat universitarë, në përputhje edhe me objektivat strategjike menaxheriale, Universiteti i Prishtinës e shpall të hapur thirrjen për botim të librave universitarë. 

Për botim pranohen dorëshkrime nga të gjitha fushat e studimeve shkencore dhe artistike, mirëpo, përparësi botimi kanë dorëshkrimet për lëndët mësimore që nuk kanë tekst bazë universitar në gjuhën shqipe dhe që me plane dhe programe mësimore janë literaturë bazë. Dorëshkrimet e teksteve duhet t’i përmbajnë arritjet profesionale, shkencore dhe artistike, në pajtim me kërkesat bashkëkohore metodologjike dhe pedagogjike.

Dorëshkrimet, bashkë me vlerësimin e recensentëve dhe vendimin e Këshillit të Njësisë Akademike, në versionin e shtypur (lidhje e butë) dhe në versionin elektronik, duhet të dorëzohen në rektorat (Zyra e Protokollit), me mbishkrimin “Për Këshillin Botues”, më së largu deri më 1 nëntor 2023. Me rastin e aplikimit duhet të dorëzoni edhe formularin e aplikimit, të cilin mund ta shkarkoni KËTU, dhe deklaratën, të cilën mund ta shkarkoni KËTU

Për kriteret e përgjithshme për të përfituar nga kjo thirrje konsultoni thirrjen e plotë, të cilën e gjeni duke klikuar KËTU.