Shkëmbim informatash dhe rrjetëzim përmes grupit të studentëve dhe të diplomuarve në “LinkedIn”

12 Prill 2023
SHARE

 

Së fundmi, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka krijuar grupin e studentëve dhe të diplomuarve të UP-së në rrjetin social “LinkedIn”.

Qëllimi i këtij grupi është ndërlidhja e studentëve dhe të diplomuarve të UP-së, shkëmbimi i informatave për mundësi zhvillimi në karrierë si dhe nxitja e ndjenjës së komunitetit, duke ofruar burime të vlefshme për informim dhe rrjetëzim.

Grupet në “LinkedIn” ofrojnë përfitime të shumta për studentët dhe të diplomuarit e institucioneve të arsimit të lartë, e disa arsye pse UP-ja, përmes Qendrës për Zhvillim të Karrierës, ofron këtë mjet komunikimi janë mundësitë e rrjetëzimit, përditësimi mbi tendencat dhe angazhimi i të diplomuarve në zhvillimin e cilësisë në UP.

Grupi u mundëson studentëve dhe të diplomuarve të krijojnë një rrjet kontaktesh që mund të jenë të dobishme për kërkimin e punës, avancimin në karrierë dhe mundësi të tjera profesionale. Ndër tjera, ky grup ofron burime për zhvillimin e karrierës si postime pune, këshilla për karrierë dhe mundësi mentorimi. Kjo u mundëson anëtarëve të arrijnë qëllimet e tyre të karrierës dhe të bëjnë përparim në fushat e tyre të zgjedhura.

Bëhu tani pjesë e grupit, duke klikuar linkun: https://www.linkedin.com/groups/12778725/