E diplomuara në Universitetin e Prishtinës, tash pjesë e universitetit prestigjioz Yale

31 Mars 2023
SHARE

Edona Murseli, e diplomuar në Universitetin e Prishtinës, do të vazhdojë studimet me bursë në Universitetin Yale.

Edona ka përfunduar studimet themelore dhe ato master në Fakultetin e Arkitekturës në UP. Për suksesin e shënuar, ajo ka theksuar që pikërisht profesorët e dedikuar dhe kualiteti i lartë i studimeve në këtë fakultet e kanë formësuar dhe përgatitur për t’iu bashkuar sot një universiteti të kalibrit të Yale.

Në Shkollën e Arkitekturës së Yale, ajo do të bashkëpunojë me profesorë eminentë të fushës, si: Frank O.Gehry, Peter Eisenman dhe fituesin e fundit të çmimit Pritzker, Francis Kéré.

Suksesi i Edonës, por edhe i studentëve dhe të diplomuarve të tjerë të dëshmuar tashmë në vend dhe në botë, shpërfaqin potencialin e studentëve tanë dhe të Universitetit të Prishtinës.

Universiteti Yale është një nga institucionet më prestigjioze në botë dhe një qendër e formimit të liderëve të së ardhmes.