Universiteti i Prishtinës ka hapur 16 vende të reja pune për profesionistë që dëshirojnë të kontribuojnë në avancimin e shkencës, kërkimeve, inovacionit, akreditimit dhe zhvillimit të kurrikulave.
Pozitat e hapura:
- Drejtor/e i/e Departamentit për Shkencë, Kërkime, Inovacion dhe Projekte të Sponsorizuara – një (1) pozitë;
- Zyrtar/e për mbështetjen e kërkimeve shkencore – një (1) pozitë;
- Zyrtar/e për procesin e akreditimit dhe zhvillimin e kurrikulave – katërmbëdhjetë (14) pozita.
Kërkojmë profesionistë me vizion, integritet dhe gatishmëri për të krijuar ndikim të qëndrueshëm në zhvillimin e Universitetit.
Apliko deri më 29.07.2026, ora 16:00
Shiko kriteret dhe apliko:
https://dokumente.uni-pr.edu/konkurse
Bëhu pjesë e ndryshimit. Bëhu pjesë e Universitetit të Prishtinës.