Universiteti i Prishtinës fton personat e interesuar që të aplikojnë për përfshirje në listën e ekspertëve të jashtëm, nga e cila do të mund të përzgjidhen ekspertë për angazhim në komisionet e rekrutimit për pozitat e kategorisë së lartë drejtuese në universitet.
Qëllimi i kësaj thirrjeje është krijimi i një liste të ekspertëve me përvojë profesionale dhe menaxheriale, të cilët mund të kontribuojnë në zhvillimin profesional, të paanshëm dhe transparent të procedurave të rekrutimit.
Kriteret për aplikim
Kandidati/ja duhet:
• të ketë diplomë universitare, së paku të nivelit bachelor;
• të ketë së paku tetë (8) vjet përvojë profesionale, prej të cilave së paku pesë (5) vjet në pozita menaxheriale;
• të mos jetë i/e punësuar në shërbimin civil;
• të mos jetë anëtar/e i/e organeve drejtuese të ndonjë partie politike;
• të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
• të mos ketë masë disiplinore në fuqi për shkelje të rëndë;
• të mos i jetë ndërprerë marrëdhënia e punës si rezultat i një mase disiplinore.
Dokumentet e nevojshme
Gjatë plotësimit të formularit elektronik, kandidatët duhet të bashkëngjitin:
• CV-në;
• diplomën ose diplomat e studimeve të përfunduara;
• dëshmitë për përvojën profesionale dhe menaxheriale;
• kopjen e letërnjoftimit;
• dokumentet tjera relevante, sipas nevojës.
Mënyra e aplikimit
Aplikimi bëhet vetëm përmes formularit elektronik në lidhjen e mëposhtme:
https://forms.gle/c4dA6cdEvbQLtGiZA
Afati për aplikim është shtatë (7) ditë kalendarike:
Data e hapjes: 23.06.2026
Afati i fundit për aplikim: 30.06.2026
Përfshirja në listën e ekspertëve potencialë nuk garanton angazhimin ose emërimin në një komision. Ekspertët do të përzgjidhen nga lista, varësisht nga nevojat, natyra dhe fusha e procedurës përkatëse të rekrutimit.
Eksperti do të kompensohet për angazhimin e tij/saj në shumën e përcaktuar sipas rregullores, në përputhje me vendimin dhe procedurat financiare të Universitetit të Prishtinës.
Të dhënat do të trajtohen në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, do të jenë të qasshme vetëm për personat e autorizuar dhe nuk do të përdoren për qëllime të tjera.
Për informata shtesë, kandidatët mund të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore nëpërmjet adresës elektronike: [email protected]