Komiteti i Përgjithshëm Menaxhues (GMC) i projektit APEL-WB u mblodh në një takim online me partnerët e projektit nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe Evropa.
Gjatë takimit, partnerët diskutuan dhe miratuan Deliverable D6.3 – Organizimin e Tryezës së Parë të Rrumbullakët APEL (APRT), shqyrtuan aktivitetet e komunikimit, shpërndarjes së rezultateve dhe promovimit të projektit, si dhe shkëmbyen përditësime lidhur me raportimin e vazhdueshëm nëpërmjet Portalit të Financimeve dhe Tenderëve të Bashkimit Evropian (EU Funding & Tenders Portal).
Takimi ofroi një mundësi të rëndësishme për koordinimin e aktiviteteve të projektit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve, duke kontribuuar në avancimin e Akreditimit të Mësimit dhe Përvojës së Mëparshme (APEL) në arsimin e lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Komiteti i Përgjithshëm Menaxhues (GMC) i APEL-WB falënderon të gjithë partnerët për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm dhe kontributin e çmuar në zbatimin e suksesshëm të projektit.
Universiteti i Prishtinës në korrik të vitit 2025 fitoi grante për pesë projekte në kuadër të programit evropian Erasmus+. Në mesin e tyre ishte edhe projekti APEL-WB me koordinator profesorin e Fakultetit të Edukimit, prof. Naser Zabeli.