Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë për semestrin dimëror 2026/2027, në “Europian University Viadrina Frankfurt", Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim të studentëve të Fakulteteve: Filozofik, Ekonomik,Juridik si dhe Departamentin e Gazetarisë të Fakultetit të Filologjisë të nivelit BA, MA&PhD;
Të drejtë aplikimi kanë studentët e fakulteteve të lartpërmendura të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë (BA), semestrin e parë (MA), ndërsa për studentët Ph.D një projekt propozim rreth hulumtimit që planifikoni ta realizoni gjatë mobilitetit tuaj si dhe konfirmimin nga një profesor i cili/a do të ju mbikëqyr gjatë kohës së qëndrimit në universitetin pritës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim që jeni student (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2).
- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) të aplikojnë në këtë thirrje.
Për më shumë informacione luteni ta vizitoni ueb faqen e universitetit të lartpërmendur: https://www.europa-uni.de/en/internationales.
Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni të klikoni në linkun më poshtë: UNI-PR | Hello! Online System dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 28 maj 2026
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected]