Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri

31 Mars 2026
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin dimëror 2026/2027 për mobilitet në Universitetin e Salzburgut - Austri, në kuadër të programit Erasmus+.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbim të studentëve 

- Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër (5 muaj)

Fushat e mobilitetit:

- Shkencë Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi BA në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, vitin e parë në Shkenca Politike ose Marrëdhënie Ndërkombëtare, me notë mesatare mbi 8.00)

Bursat përfshijnë:

-       850 EUR në muaj;

-       Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA janë:

-       CV (në gjuhën angleze, modeli Europass);

-       Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);

-       Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

-       Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

-       Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);

-       Certifikata e gjuhës angleze (minimum niveli B2, njohja e gjuhës gjermane është përparësi) ;

-        Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni ueb faqen e universitetit të lartpërmendur:  https://www.plus.ac.at/politikwissenschaft-und-soziologie/abteilung-politikwissenschaft/studium/erasmus/erasmus-incoming/

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu 

dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 09 prill 2026.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).