Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror në "Université de Caen Normandie”, Francë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime baçelor dhe master.
Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.
Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.
Fusha e mobilitetit është:
Humanities & Social Sciences (Literature, Language
Sciences, History, Sociology, Performing Arts,
Health (Dentistry, Medicine, Pharmacy)
Language Departments (e.g., French)
Sciences (Biology, Chemistry, Earth Sciences,
Engineering, Mathematics, Physics,)
Science and technology of physical and sports activities
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin baçelor / master:
- Vërtetim i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e notave/transkripti;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze dhe frënge (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
- CV (në gjuhën angleze);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës.
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 20 prill 2026.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informacion mbi bursat, ju lutemi kontaktoni Koordinatoren e këtij projekti, znj. Blerandë Dragusha Fetahu, në adresën elektronike: [email protected].
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!