Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Instituto Politecnico Do Porto”, Portugali

24 Shkurt 2026
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për në "Instituto Politecnico Do Porto”, Portugali, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

·      Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie. (Koha: 20-24 prill)

·      Praktikë profesionale (Traineeships). (Koha: 2 – 4 muaj, më së largu deri në muajin korrik të vitit 2026 duhet realizuar mobilitetin)

Fushat e mobilitetit janë:

·      Shkencat e biznesit;

·      Shkencat e filologjisë, departamenti i gjuhës angleze.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

·      CV (në gjuhën angleze);

·      Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

·      Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës B2).

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët janë:

·      Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);

·      Certifikata e notave/transkripta;

·      Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);

·      CV (në gjuhën angleze);

·      Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

·      Kopjen e pasaportës;

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 2 mars 2026

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni Koordinatoren e Programit Znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected]

Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/Admin/IRO/

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!