UP në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit dhe në mbështetje nga Zyra e UN Women në Kosovë, organizojnëkonferencën “Mbyllja e Hendekut Gjinor në Kosovë”.

25 Prill 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës/Fakulteti Ekonomik, në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit dhe në mbështetje nga Zyra e UN Women në Kosovë, me kënaqësi ju ftojmë në konferencën “Mbyllja e Hendekut Gjinor në Kosovë”.

Konferenca mbahet më 21 maj 2024 në Prishtinë dhe shënon një ngjarje për të diskutuar dhe avancuar trajtimin e çështjeve gjinore në shoqërinë tonë.

Konferenca sjell së bashku studiues/e, politikëbërës/e, aktivistë/e dhe individë të pasionuar pas barazisë gjinore për t'u angazhuar në dialog, për të ndarë njohuri dhe për të diskutuar praktikat e mira ndërkombëtare dhe vendore për krijimin e një bote më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.
Për të parë agjendën, luteni të skanoni kodin që e shihni në foto.
Ju mirëpresim!