Mundësi për punë praktike (internship), trajnim dhe vizita në kuadër të projektit “Nanoparticles in Environment and Medical Research” për hulumtuesit kosovarë, duke përfshirë studentët e diplomuar, të doktoratës dhe hulumtuesit pas doktoratës, si dhe vizita të shkurtra të stafit akademik dhe administrativ në institucionet kërkimore Evropiane të financuar nga Bashkimi Europian (“Increasing Research Capacities in Kosovo” Nr.438247).
Në kuadër të projektit “Nanoparticles in Environment andMedical Research”, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”,hap thirrjen për aplikim për punë praktike (internship), trajnim dhe vizita për hulumtuesit e Republikës së Kosovës nga Institucionet Publike në institucionet kërkimore Evropiane të financuar nga Bashkimi Europian (“Increasing Research Capacities in Kosovo” Nr.438247), (përfshirë të diplomuarit, studentët e doktoratës, hulumtuesit pas doktoratës, stafitakademik dhe administrativ) për një periudhë:
• 3-6 muaj me qëllim të trajnimit në institucionet hulumtuese evropiane, si në Universitetin e Milanos(UM), Universitetin e Parmës (UNIPR), dhe nëBritaninë e Madhe (Kings College London (KCL).
• Për periudhën 1-2 javë (vizita të shkurtra) në Institucionet Evropiane në KCL, UM dhe UNIPR (stafi akademik mbështetet për vizita të shkurtra edhe në Institutet Evropiane jashtë partnerëve që janë relevante për projektin) – stafi akademik dhe administrativ.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Punën praktike (internship), trajnimin dhe vizita për zhvillimin e aftësive kërkimore laboratorike, aftësive të menaxhimit të kërkimit dhe aftësive të transferueshme për:
• Studentë të diplomuar (apo në fazen e temës së masterit/diplomës në studimet e integruara);
• Studentë të doktoratës;
• Studiues post-doktoralë;
• Staf akademik dhe administrativ (mobilitet afatshkurtër).
Bursat përfshijnë:
• Kompensim mujor;
• Koston e udhëtimit;
Pagesa mujore bazuar në tarifat aktuale specifike për çdo vend të vizitës (Britani e Madhe-Londër dhe Itali-Milano dhe Parma) dhe bazuar në tarifat specifike për pozicionin e pjesëmarrësit (d.m.th. studentë, doktoraturë, post doktoraturë, personel akademik). Si dhe Koston e udhëtimit (për tarifat e përafërta sikurse të KCL, UM dhe UNIPR).
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e diplomuar:
• CV (në gjuhën angleze);
• Certifikatë (e lëshuar nga fakulteti përkatës, që konfirmon nivelin e studimeve dhe vitin akademik);
• Certifikata e notave/transkripteve (në gjuhën angleze);
• Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin, fotografinë dhe të dhënat personale) ose kartën e identitetit;
• Një letër motivimi ku përfshihen përfitimet e kandidatit nga praktika e synuar; (në gjuhën angleze, maksimumi 500 fjalë);
• Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze.
Dokumentet e nevojshme për aplikim nga studentët e doktoratës:
• CV (në gjuhën angleze);
• Certifikatë (e lëshuar nga fakulteti përkatës, që konfirmon nivelin e studimeve dhe vitin akademik);
• Certifikata e notave/transkripteve (në gjuhën angleze);
• Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin, fotografinë dhe të dhënat personale) ose kartën e identitetit;
• Një letër ku përfshihen përfitimet e kandidatit nga praktika e synuar; (në gjuhën angleze);
• Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze
• Letër rekomandimi nga stafi akademik (në gjuhën angleze).
Dokumentet e nevojshme për aplikim nga hulumtuesit pas doktoratës ose stafi akademik:
• CV (në gjuhën angleze) ku përfshihet edhe lista e publikimeve;
• Diplomë PhD (ose kontratë pune për stafin);
• Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin, fotografinë dhe të dhënat personale) ose kartën e identitetit;
• Një letër motivimi për praktikë/vizitë duke përfshirë përfitimet që do t'i ofrojë kandidatit, projektit dhe institucionit të kandidatit (në gjuhën angleze);
• Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze (niveli minimal B2 për studiuesit pas doktoratës);
• Letër rekomandimi nga stafi akademik dhe shefi i Departamentit.
Dokumentet e nevojshme për aplikim nga stafi administrativ:
• CV (në gjuhën angleze) ;
• Kontrata e punës;
• Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin, fotografinë dhe të dhënat personale) ose kartën e identitetit;
• Një letër motivimi ku përfshihen përfitimet e kandidatit dhe institucionit nga realizimi i vizitës (në gjuhën angleze);
• Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze;
• Letër rekomandimi nga menaxheri i linjës.
Afati për aplikim është deri më: 18 dhjetor 2023
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Dokumentet me titull "NanoKos” duhet të dërgohen të skanuara tek koordinatori i projektit në UP, [email protected] si dhe tek zyrtarja e projekteve në Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë të UP-së: [email protected] në një dosje në formatin PDF në një e-mail.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail si dhe për informacion në lidhje me projektin, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të internetit: www.nanokos.org dhe https://www.facebook.com/profile.php?id=100094412574608&mibextid=LQQJ4d