Pas edicionit të parë të suksesshëm të mbajtur vitin e kaluar, edhe sivjet, Universiteti i Prishtinës i bën bashkë studiuesit nga diaspora me personelin akademik të UP-së, në një platformë të diskutimit dhe bashkëpunimit.
Në përputhje me planin strategjik dhe në vijim të afiliimit të studiuesve nga universitete prestigjioze ndërkombëtare, të cilët janë me prejardhje nga Kosova, UP-ja e organizon forumin, i cili do të jetë tradicional në programin e universitetit veror.
Pjesëmarrës nga diaspora akademike, institucionet dhe organizatat mbështetëse, si dhe menaxhmenti dhe personeli i UP-së, do të ndajnë përvojat më të mira, praktikat për t’u ndjekur dhe do të zhvillojnë ide konkrete për bashkëpunim në fusha të ndryshme shkencore.
Pjesë e forumit do të jenë edhe adresimet me kumtesa të profesorëve Fetah Podvorica e Kreshnik Hoti, të kthyer në UP pas një përvoje shumëvjeçare në universitete jashtë vendit. Po ashtu, studiues nga diaspora, si dhe studentë tanë nga UP-ja dhe pjesëmarrës në universitetin veror do t’i kenë panelet e dedikuara për t’i ndarë përvojat, idetë dhe sugjerimet për intensifikimin dhe konkretizimin e bashkëpunimit.
Këta hapa janë të natyrshëm e të nevojshëm pas institucionalizimit të bashkëpunimit me krijimin e njësisë në Qendrën për Studime të Avancuara.
Agjenda e Forumit