Universiteti i Prishtinës njofton të gjithë kandidatët e interesuar për aplikim në studimet Bachelor se Senati i UP-së ka miratuar Udhëzuesin për Provimet Pranuese.
Ky udhëzues ka për qëllim t’i informojë kandidatët për mënyrën e organizimit të provimeve pranuese, përmbajtjen e tyre, si dhe për modele të pyetjeve të testeve, në varësi të programit të studimit për të cilin kandidatët vendosin të aplikojnë.
Udhëzuesi i cili do të përditësohet cdo vit, është i hapur për të gjithë të interesuarit dhe përmban informata të rëndësishme që do t’u ndihmojnë kandidatëve të përgatiten më mirë për procesin e pranimit në Universitetin e Prishtinës.
Kandidatët, varësisht nga programi i studimit ku planifikojnë të aplikojnë, mund t’i gjejnë informatat përkatëse këtu: Udhëzues për provimet pranuese.