Universiteti i Prishtinës shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesorit Esat Hoxhës

01 Korrik 2026
SHARE

Universiteti i Prishtinës, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Esat Hoxha, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha, kolegët, studentët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

Ai ishte profesor për shuamë vite në Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore dhe një prej ekologëve më të shquar në Kosovë. Gjatë gjithë jetës së tij profesionale, prof. Hoxha u dallua për kontributin e çmuar si pedagog, studiues dhe autor i teksteve e punimeve shkencore. Përmes punës së tij shumëvjeçare, ai dha ndihmesë të rëndësishme në edukimin e brezave të studentëve, në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe në avancimin e shkencave biologjike në vend. Po ashtu shërbeu edhe si drejtor i Institutit për Mbrojtjen e Natyrës dhe të Ambientit, duke kontribuar edhe në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit.

Prof. Esat Hoxha u nda nga jeta me 30 qershor 2026, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar akademike, shkencore dhe profesionale.