UP-ja shpall konkurs për drejtor dhe dy zyrtarë në Departamentin për Çështje Ligjore

18 Qershor 2026
SHARE

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkurs për plotësimin e tri pozitave në Departamentin për Çështje Ligjore:

Drejtor i Departamentit për Çështje Ligjore – një (1) pozitë;

Zyrtar ligjor për përfaqësime – dy (2) pozita.

Universiteti i Prishtinës fton kandidatët që kanë përgatitjen, përvojën dhe kualifikimet e kërkuara të aplikojnë për këto pozita brenda afatit të përcaktuar në konkurset përkatëse.

Kriteret e plota, detyrat dhe përgjegjësitë, dokumentet e kërkuara dhe mënyra e aplikimit mund të gjenden në konkurset e publikuara në uebfaqen zyrtare të Universitetit të Prishtinës.

Afati për aplikim: 18.06.2026 deri 17.07.2026.

Konkurset e plota:

Drejtor i Departamentit për Çështje Ligjore;

Zyrtar ligjor për përfaqësime.

Universiteti i Prishtinës siguron të gjithë aplikantët se është punëdhënës i drejtë dhe i përgjegjshëm që vepron gjithnjë në bazë të meritokracisë, transparencës dhe normave e procedurave të përcaktuara gjatë përzgjedhjes së personelit.