Universiteti i Prishtinës ngushëllon të pikëlluarit për vdekjen e profesorit dhe dekanit Enver Mehmeti

10 Qershor 2026
SHARE

Me rastin e vdekjes së prof. dr. Enver Mehmetit, Universiteti i Prishtinës ngushëllon familjarët, kolegët, studentët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën profesorin e nderuar. 

Prof. dr. Enver Mehmeti ishte profesor në Fakultetin e Filologjisë dhe dekan i këtij fakulteti në vitet 2000 – 2002, kur ky fakultet bashkë me gjithë Universitetin e Prishtinës u ringritën përsëri pas luftës.

Ai ishte edhe anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së, i zgjedhur nga radhët e personelit akademik. 

Për jetën, veprën dhe kontributin e tij akademik, shkencor e shoqëror, të premten, më 12 qershor 2026, me fillim në orën 11:00 në Fakultetin e Filologjisë do të mbahet mbledhje përkujtimore. 

Njerëz si profesori Mehmeti lënë pas vetes veprat dhe zbrazëtinë që nuk mund të mbulohet.