Universiteti i Prishtinës ka publikuar mbrëmë rezultatet e konkursit për rekrutimin e personelit administrativ.
Pas pranimit dhe rishikimit të dokumentacionit të nevojshëm të kandidatëve për pozita të ndryshme në administratën e UP-së, testeve me shkrim dhe intervistave, Universiteti i Prishtinës në bazë të pikëve të grumbulluara, përzgjodhi nga kandidatët e listave të ngushta.
Rezultatet e kandidatëve për pozitat administrative në UP, mund t’i gjeni në këtë vegëz.
Nga sot e deri më 8 tetor 2025 palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës që sipas legjislacionit në fuqi zgjat 15 ditë.
Universiteti i Prishtinës siguron të gjithë qytetarët e Kosovës se në këtë dhe në të gjitha proceset e ardhshme të rekrutimit të personelit, do të zbatojë standardet më të larta të transparencës. meritokracisë dhe ligjshmërisë.