Revista „Kosova Anthropologica” që botohet nga Departamenti i Antropologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës ka hyrë në databazën Directory of Open Access Journals (DOAJ).
Databaza DOAJ-it, e tipit të hapur, ku punimet shkencore dhe revistat mund të lexohen pa pagesë, është ndër më të rëndësishmet e këtij lloji në botë.
Kryeredaktori i „Kosova Anthropologica” Arsim Canolli, pranimin në DOAJ, e vlerësoi hap të rëndësishëm jo veç për revistën, por edhe për antropologjinë kosovare dhe Universitetin e Prishtinës.
Ai falënderoi komisionin vlerësues të databazës së njohur që vendosi t’i thotë po aplikacionit të revistës kosovare që boton hulumtime në fushën e antropologjisë.
Në Directory of Open Access Journals (DOAJ) janë të vendosura 21 mijë e 296 revista shkencore me mbi 10 milionë artikuj.
Numri më i ri i revistës „Kosova Anthropologica”, i publikuar në dhjetor 2024, i kushtohet jetës së dikurshme në Dardani.