Dy profesorë të UP-së në top 2% të shkencëtarëve më të mirë në botë

21 Shtator 2024
SHARE

Lista e 2% të shkencëtarëve më të cituar në botë për vitin 2024 përfshinë për herë të parë edhe dy profesorë nga Universiteti i Prishtinës, Avni Berisha, nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, dhe Besnik Krasniqi, nga Fakulteti Ekonomik. 

Universiteti Stanford ka publikuar së fundmi listën e 2% të shkencëtarëve më të cituar në disiplina të ndryshme. Ky rangim konsiderohet si më prestigjiozi në botë. Renditja e shkencëtarëve bëhet nga të dhënat bibliometrike të Scopusit.

UP-ja është institucioni pararojë e kërkimit shkencor në hapësirat shqipfolëse dhe me profil akademik të respektuar në rajon. Kërkimi shkencor është prioritet dhe orientim strategjik i UP-së. Kjo vërehet në numrin në ngritje të publikimeve shkencore, numrin e projekteve shkencore të financuara, si dhe në përmirësimin e pozitës në rangimet ndërkombëtare.