Universiteti i Prishtinës për vitin akademik 2023/2024 do të mbështesë financiarisht studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në Universitetin e Prishtinës.
Këshilli Drejtues i UP-së ndan buxhet për mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në UP në shumën prej 30.000 euro (tridhjetë mijë euro), ndërsa shuma e ndarë për çdo student do të jetë deri në 450.00€ (katërqind e pesëdhjetë) euro.
1-656, 23.5.2024, Thirrje për mbështetje financiare të studentëve të Universitetit të Prishtinës ''Hasan Prishtina'' të cilët i përkasin kategorisë së personave me aftësi të kufizuara