Studentet e FEFS-it kampione në garën e volejbollit të mbajtur në Dubrovnik - Kroaci

18 Dhjetor 2023
SHARE

Ekipi i Vajzave të Universitetit të Prishtinës ka treguar sukses në Garën e Volejbollit të mbajtur në Dubrovnik, që u zhvillua më datë 17 dhjetor 2023. 

Universiteti i Prishtinës fitoi vendin e parë në mesin e shumë universiteteve të rajonit, duke vazhduar me triumf edhe në finalen ku mundën Universitetin e Zagrebit me rezultatin e vendit të parë dhe një trofe të çmuar. 

Ekipi i Vajzave ishte i pandalshëm në çdo moment të lojës, duke treguar sukses të jashtëzakonshëm në garën rajonale në fushën e volejbollit. Ata jo vetëm dëshmojnë talentin e tyre që lë për të dëshiruar, por gjithashtu shfaqin cilësinë e Universitetit të Prishtinës, duke promovuar FSUNK dhe vetë Universitetin e Prishtinës.