Konkurs për emërimin e dy mësimdhënësve në Fakultetetin e Filologjisë

08 Shtator 2025
SHARE

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkurs për emërimin e dy mësimdhënësve në Programin e Ballkanistikës të Fakultetit të Filologjisë. 

Konkursi për këto dy pozita është i hapur nga data 5 shtator e deri më 19 shtator 2025 në orën 16:00. 

Kandidatët që aplikojnë për këto dy vende pune, dokumentacionin e kërkuar duhet ta dorëzojnë në mënyrë elektronike në adresën e Fakultetit të Filologjisë [email protected] ose në platformën online të Universitetit të Prishtinës https://stafiakademik.uni-pr.edu.

Detajet e konkursit dhe dokumentet e nevojshme për të qenë pjesë e tij janë të shpjeguara në linkun në vijim: 

Konkurs për Programin e Ballkanistikës të Fakultetit të Filologjisë.

Njëri nga profesorët që do të emërohet, do të japë lëndët e programit bachelor: Varietet e gjuhës së sotme ballkanike, Gjuhë e sotme ballkanike I (Kurs gjuhe – niveli A2), Gjuhë e sotme ballkanike II (Kurs gjuhe – niveli B1), Religjionet në Ballkan dhe Kontaktet e gjuhëve, ndërsa profesori tjetër i emëruar do të ligjërojë në programin master për Hyrje në teoritë kulturore, Teori postkoloniale, Shkrim akademik (për studentët që nuk flasin shqip), Histori e Ballkanit të lashtë, Histori bizantine të Ballkanit dhe Histori e re e Ballkanit. 

Universiteti i Prishtinës, më i madhi, më i vjetri dhe më i suksesshmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë dhe i rendituri më së larti në platformat prestigjioze ndërkombëtare nga të gjitha universitetet në gjuhën shqipe në Ballkanin Perëndimor dhe botë, i pret me kënaqësi aplikimet për këto pozita.