Një dokumentar i shkurtër për historinë dhe të ardhmen e Universitetit të Prishtinës, u shfaq në ceremoninë e festimit të 55 vjetorit të themelimit.
Në dokumentar, duke folur për dëshirat dhe ëndrrat e popullsisë shqiptare të Kosovës për një universitet në gjuhën shqipe, rektori Arben Hajrullahu tha se para 57 vjetësh ky universitet ishte vetëm njëra nga kërkesat e demonstratave të vitit 1968.
Universiteti i Prishtinës nisi punën dy vjet pas këtyre demonstratave me qëllimin që ta çojë përpara shoqërinë kosovare me anë të arsimimit dhe fitimit të dijeve.
Në dokumentar u paraqit edhe protesta studentore e vitit 1997 për kthimin në objektet shkollore, pas largimit me dhunë prej tyre nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Kjo protestë i parapriu luftës çlirimtare që kulmoi me lirinë e Kosovës.
Dokumentari pastaj u ndal te e tashmja dhe e ardhmja, te përgatitjet e Universitetit të Prishtinës për epokën e inteligjencës artificiale dhe zhvillimit të hovshëm e të pandalshëm teknologjik, te projektet moderne e të suksesshme të studentëve e profesorëve të UP-së.
„Jetoftë përgjithmonë Universiteti i Prishtinës”, tha në fund rektori Hajrullahu.