Drejtori i Qendrës Interdisiplinare për Siguri, Besueshmëri dhe Mirëbesim (SnT) në Universitetin e Luksemburgut, Yves le Traon, duke uruar 55 vjetorin e Universitetit të Prishtinës me anë të një videolidhjeje, tregoi fushat e bashkëpunimit mes dy institucioneve të arsimit të lartë.
Në videon ku profesori Le Traon përshëndeti në emër të rektorit Jens Kreisel, tha se Universiteti i Prishtinës ka prani të konsoliduar në peizazhin akademik të Kosovës dhe përkushtim të vazhdueshëm për rritje dhe inovacion.
Ai tregoi më tutje fushat e bashkëpunimit mes dy universiteteve, inovacionin e synuar në sektorë kritikë, shkëmbimin domethënës të dijes dhe partneritetin institucional të qëndrueshëm.
Profesori i nderuar konstatoi se po ndërtohen ura mes Kosovës e Luksemburgut, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë në sektorin e teknologjisë.
Në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, më 5 shkurt ishte ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Videon e plotë uruese të profesorit Le Traon, mund ta ndiqni në vijim.