Konkurs plotësues për vendet e lira në studimet master të gjuhës angleze në Fakultetin Juridik

10 Tetor 2024
SHARE

Të dashur studentë,

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin plotësues për plotësimin e vendeve të lira në Studimet Master në Gjuhën Angleze „Të Drejtat e Njeriut, e Drejta Penale Ndërkombëtare dhe Drejtësi Tranzicionale” të Fakultetit Juridik për vitin akademik 2024/2025. 🎓

Aplikimet për vendet e lira të këtij programi master janë të hapura prej 10 deri më 12 tetor 2024 në orën 12:00.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e institucionit me traditën dhe cilësinë më të lartë arsimore në Kosovë dhe përtej saj. 

Universiteti i Prishtinës, sipas „Webometrics-it”, një organizatë që rangon 30 mijë institucione të arsimit të lartë nëpër botë, është më së larti i pozicionuar në raport me  universitetet tjera të hapësirave shqiptare, duke u ngritur për 420 pozita vetëm në dy vjetët e fundit.

Për konkursin e plotë  ''Të Drejtat e Njeriut, E Drejta Penale Ndërkombëtare dhe Drejtësi Tranzicionale'' (programi në Gjuhën Angleze) klikoni këtu