Konkurs plotësues për vendet e lira në studimet master

04 Tetor 2024
SHARE

Të dashur studentë,

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin plotësues për plotësimin e vendeve të lira në studimet master për vitin akademik 2024/2025. 🎓

Këto vende të lira kanë mbetur nga afati i parë i konkursit, i publikuar më 11 shtator.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e institucionit me traditën dhe cilësinë më të lartë arsimore në Kosovë dhe përtej saj.

Universiteti i Prishtinës, sipas „Webometrics-it”, një organizatë që rangon 30 mijë institucione të arsimit të lartë nëpër botë, është më së larti i pozicionuar në raport me universitetet tjera të hapësirave shqiptare, duke u ngritur për 420 pozita vetëm në dy vjetët e fundit.

Aplikimet për vendet e lira të programeve master janë të hapura deri më 10 tetor 2024 në orën 14:00.

Për konkursin e plotë klikoni: Shkarko