Konkurs për pranimin e studentëve të rinj në studimet e doktoratës 24/25

23 Shtator 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës ka kënaqësinë të ju njoftojë se ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2024-2025.

Universiteti i Prishtinës për këtë vit akademik në studimet e doktoratës do të pranojë deri në 42 studentë, në katër (4) programe studimore në kuadër të tre (3) fakulteteve.

Vërejtje: Aplikimi nga kandidatët bëhet përmes platformës elektronike http://apliko.uni-pr.edu nga dita e shpalljes së konkursit deri më 08. 10. 2024, në orën 16:00. Gjatë kësaj periudhe dhe pas aplikimit në formë elektronike, do të bëhet edhe dorëzimi i dokumentacionit fizik nga kandidatët dhe pranimi i tyre nga shërbimet administrative në njësitë akademike përkatëse. Dokumentacioni do të pranohet gjatë ditëve të punës.

Informatat e hollësishme për kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëmpër aplikim mund t’i gjeni duke klikuar KËTU