Universiteti i Prishtinës hap konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore Baçelor për vitin akademik 2024/25

04 Korrik 2024
SHARE

Të dashur maturantë,

Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore Baçelor për vitin akademik 2024/2025 🎓

Gjithsej 5285 studentë të rregullt do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit. Universiteti ynë ofron një mjedis akademik të pasur dhe mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe personal.

Për të gjithë të interesuarit, UP-ja ofron qindra programe studimore në 14 fakultete. Ju ftojmë të bëheni pjesë e një institucioni me traditë dhe cilësi të lartë arsimore. Aplikimet janë të hapura deri më 16 korrik 2024.

Për konkursin e plotë klikoni:

2-99, 4.7.2024, Konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore - baçelor për vitin akademik 2024-2025